Tek dy specie lulesh që rriten në Antarktidë, shkencëtarët kilianë kanë zbuluar disa molekula të cilat i mbrojnë bimët nga rrezatimi diellor e në të ardhmen mund të përdoren në produkte si kremrat kundër diellit apo mbrojtja e të korrave më të dobëta.
Lulet në fjalë janë të vetmet që rriten në rajonin e ngrirë polar, dhe mbijnë vetëm në pjesët më pak të ashpra të tij.
Por ndryshimet klimaterike dhe shkrirja e akullit i kanë ndihmuar ta shtrijnë rrezen e tyre. Elementët që kanë joshur kërkuesit arrijnë të tolerojnë nivele të larta të rrezeve ultraviolet.
“Në materialin e përmbledhur identifikuam produkte me karakteristika të veçanta sidomos në rastin e Colobanthus, ku gjetëm një grup molekulash që veprojnë si filtër diellor. Kjo është shumë interesante sepse nga sa kuptojmë ne, nisur nga mjedisi ku këto bimë rriten,e veçanërisht në periudhën pranverë- verë, niveli i rrezatimit është shumë i lartë, dhe këto lule kanë strategjinë e tyre për të shmangur dëmin e rrezeve të tilla”, thotë doktor Gustavo Zuniga.
Doktor Zuniga shton se nuk ekzistojnë shumë bllokues të tillë natyrore ndaj dhe rëndësia e tyre është e madhe, pasi mund të gjejnë përdorim të gjerë sidomos tek artikujt kozmetikë. Universiteti i Santiagos është duke kërkuar partnere tregtarë për zhvillimin e produkteve që mund të krijohen si rezultat i këtij kërkimi shkencor./tch
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...