Para lindjes së filozofisë si një njohuri më racionale të të menduarit kolektiv, në Greqinë e lashtë Antike, dominonte një sistem gjithëpërfshirës mitologjik, i cili funksiononte në mënyrë të përsosur, dhe për nivelin e vetëdijesimit kolektiv të asaj kohe, ajo ka dhënë një kontribut të pakontestueshëm në të kuptuarit dhe interpretimin e të gjitha realiteteve me të cilat ballafaqohej shoqëria e asaj kohe.
Pikërisht përmes këtij sistemi, që në shkencën tone të sotme analitike njihet si “periudha mitologjike e Greqisë Antike”, ata jepnin sqarime meritore ekzistimit dhe veprimit të shumë fuqive dhe fenomeneve të ndryshme natyrore, dhe kjo mënyrë e të menduarit, ishte rrënjosur thellësisht në bindjen e tyre kolektive.
Pas hyjnive të para dhe betejës së tyre të famshme me ciklopët dhe titanët, grekët e lashtë, u orientuan që t’i besojnë dhe nënshtrohen Zotave aktiv, të cilët, sipas cilësive, veseve dhe virtyteve, do të jenë më afërt qenieve njerëzore.
Për këtë shkak, ata ishin të magjepsur me fituesit nga OLIMPI, të cilët, kanë qenë të bukur, madhështor dhe me shumë cilësi i ngjasonin qenieve njerëzore. Këta ishin të dymbëdhjetë hyjnorë nga OLIMPI. Që nga momenti kur këta kanë filluar të sundonin me qiellin dhe tokën, ata, në mes veti, e kishin të ndarë pushtetin, nderin, lavdinë. Në këtë sistem të përsosur të hierarkisë hyjnore, çdo gjë ka funksionuar sipas dëshirës dhe vullnetit të pakontestueshëm të Zeusit.
Selia e tyre qendrore ka qenë në Olimp, malin më të lartë të Greqisë. Një ndër karakteristikat themelore e 12 Zotave të Olimpit, ka qenë, se ata gjithnjë i përmbushnin premtimet e tyre.
Shpesh vinin në mes të njerëzve të zakonshëm dhe aty krijonin pasardhës. Fëmijët e lindur nga martesat e përziera në mes të zotave dhe njerëzve trajtoheshin si gjysmë Zota dhe dispononin me aftësi të jashtëzakonshme. Zotat e Olimpit ushqeheshin me AMBROZION dhe pinin nektar, pije kjo që ishte dedikuar vetëm atyre.
ZEUSI
Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe tokës, babai i njerëzve dhe Zotave tjerë. Sipas mitologjisë romake, atij i përshtatet hyjnesha JUPITERI.
Konsiderohet si pari, më i madhi dhe i pavdekshmi nga të gjithë Zotat tjerë të OLIMPIT. Është lindur në një shpellë të malit DIKTA, ndërsa ka jetuar në një shpellë tjetër të malit IDA, ku e kishte fshehur e ëma e tij REA, duke e ushqyer me tamblin e dhisë nimfë e quajtur AMALETEJA.
Pas betejës dhe fitores me titanët dhe ciklopët, e meritoi respektin dhe nënshtrimin, duke u shpallur si baba i të gjithë Zotave tjerë.
Arma e tij ka qenë rrufeja, ndërsa pushteti i sundimi toka dhe qielli. Bashkëshortja e përhershme dhe e pandashme e jetës ishte HERA, e cila besnikërisht e ka përvjedhur gjatë tërë veprimtarisë së tij sunduese. Nga bashkëshortësia me Herën, Zeusi kishte katër fëmijë: AREJËN, HEBUN, EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN.
Aventurat e dashurisë të Zeusit kanë qenë të panumërta. Nga këto marrëdhënie, Zeusi ka lindur shumë fëmijë zota, gjysmë zota, heronj. Si shembull nga dashuritë e tij të shumtë, është e udhës ta përmendim dashurinë me MAJËN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur Zoti HERMESI, pastaj me SELMËN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETN, Zoti APOLLONI dhe ARTEMIDA, ndërsa, nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MENEMUSËN, kanë lindur 9 muza të famshëm. Të gjithë këta fëmijë jashtëmartesorë Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanë qenë të rrezikuara nga xhelozia hakmarrëse e bashkëshortes legjitime HERA. Përveç qindra grave tjerë, Zeusin me bukurinë e vetë të jashtëzakonshëm e ka magjepsur edhe GANIMEDEN, e cila kishte gjak mbretëror dhe jetonte në Trojë. Atë e sjellë në OLIMP dhe e cakton afër vetes që t’i mbushte lëngun e nektarit në kupën e tij të pijes.
Po ashtu, si njërën prej dashurive të veçanta të Zeusit, mos të mbetemi pa e përmendur lidhjen e tij me EUROPËN e bukur, të bijën e AGINORIT dhe TELEFASES. Nga kjo dashuri i lindin tre djem: MINOJA mitik, SEPREDONI i guximshëm dhe RADAMENTA e drejtë. Europa, mbetet në ishullin e Kritit dhe martohet me mbretin ASTERIA, i cili ia përvetëson të gjithë fëmijët e saj dhe në shenjë mirënjohje ndaj dashurisë që kishte për te, kontinentin tonë e emërton me këtë emër – EUROPA.
HERA
Hera ishte bashkëshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtësja e familjes dhe grave të martuara, binjakja romake ishte JUNONA. Lidhja Herës me Zeusin ka qenë shumë para se këta të dy të martoheshin. Ata takoheshin fshehtas. Kur harmonizohen dhe stabilizohen marrëdhëniet në mes të Zotave tjerë të Olimpit dhe Zeusit si sundimtar të përgjithshëm, atëherë, këta të dy lidhin Martesë.
Hera lajmërohet në shumë tregime mitologjike të asaj kohe. Si më karakteristike për të ishte se, ajo, përveç fëmijëve të vet, rriste dhe kujdeset edhe për fëmijët tjerë. Dënonte tradhtinë martesore dhe me ashpërsi të pashoqe luftonte kundër të dashurave të burrit të saj.
Në kohën e luftës së famshme dhe tragjike të Trojës, ajo ishte përherë e angazhuar në mbrojtje të grekëve dhe merrte pjesë në prurjen e shumë vendimeve të rëndësishme për luftën.
3- ATHINA
Athina ishte hyjneshë e luftës, urtësisë, artit, shkencës dhe zejtarisë. Sipas mitologjisë romake, asaj i përshtatet hyjnesha MINERVA.
Kishte lindur nga koka e Zeusit duke valëvitur me shigjetën e saj karakteristike. Edhe pse merrej si hyjneshë e luftës, ajo kurrë nuk është treguar me veti luftarake.
Përkundrazi, zihej si e urtë, e mençur dhe gjithnjë e gatshme që t’i ndihmoj trimat dhe heronjtë, sikur ishin: PERSEI, AKILI, ODISEU dhe shumë të tjerë. Një dashuri të madhe që ajo ndjente ndaj tyre, aspak nuk kishte të bënte me erotikën.
Duke mbetur virgjëreshë tërë jetën, ajo kishte vendosur që kurrë mos të martohet, edhe përpos ofertave të shumta që kishte nga zotat tjerë. U ka ndihmuar njerëzve në përkrahje të realizimit të dëshirave dhe synimeve të tyre. Nga respekti i madh që kishte, me emirin e saj emërtohet edhe qyteti Atena (Athina), ndërsa në Akropol, për nder të Athinës është ndërtuar tempulli i falshëm shenjtore – PANTENONI.
4- POSEIDONI
Ishte zoti i detit dhe i tërmeteve. Sipas mitologjinë romake, atij i përshtatet Zoti NEPTUN.
Vëllezërit e tij ishin: ZEUSI dhe HADI. Jetonte në pallatin e tij nëndetar. Paraqitej gjithnjë i armatosur me tredhëmbëzorin e tij karakteristike në dorë.
Është konsideruar si njëri ndër zotat më të respektuar të dymbëdhjetëshes së Olimpit, sepse, pas Zeusit dhe Herës, ishte si më i vjetri në moshë.
Përherë i rrethuar nga delfinët e hareshëm, në mes të valëve që nuk e lagnin fare dhe me karrocën e tij të artë, ai shëtiste nëpër mbretërinë e tij të madhe, respektivisht, nga oqeani në oqean. Edhe Posedoni, sikurse Zotat tjerë nga Olimpi, kishte afera dhe marrëdhënie dashurore me shumë hyjnesha, gjysmë hyjnesha si dhe me njerëz të zakonshëm, dhe nga këto lidhjet i kanë lindur shumë fëmijë.
5- DEMETRA
demetraIshte hyjneshë e bujqësisë, të të lashtave dhe pjellshmërisë së tokës. Konsiderohej si nënë e arave dhe grunoreve.
Ajo, po ashtu, merret edhe si personifikim i tokës në përgjithësi.
Tek mitologjia romake, asaj i përshtatet hyjnesha CERERA.
Ishte nëna e FEFERSONES, një hyjneshë femër, të cilën e kishte lindur nga marrëdhëniet e saja jashtëmartesore me Zeusin, dhe me të cilën kishte një lidhje të ngushtë emocionale./Arbresh.info/
Përfundon numërimi i votave për deputetë
Dalin pamjet e para nga operacioni në Venezuelë: Helikopterë...
Kapja e Maduros nga SHBA, reagon Rusia: Akt agresioni, merit...
Sekretari Rubio: Maduro s’është president, ai është kreu i o...
Ish-ambasadori kosovar tregon se çfarë mund të përfitojë Kos...
Sulmi në Venezuelë, Kallas bën thirrje për përmbajtje: BE po...