Ja sa kohë nevojitet që pas ibuprofenit dhe paracetamolit të ndieni lehtësim
Me barnat kundër dhembjeve me bazë ibuprofeni apo paracetamoli nevojiten rreth 30 minuta që të ndikojnë nga momenti kur i keni pirë.
Për gjysmë ore, tableta zbërthehet në stomak, në mënyrë që përbërësit aktivë mund të arrijnë në gjak.
Nëse ibuprofeni përdoret si bar antiinflamator, te gjendjet kronike, siç është artriti, mund të prisni zbutje të konsiderueshme të simptomave pas tri javësh.
Mirëpo, nëse pini ibuprofenin, mos harroni që ai patjetër duhet të merret ose gjatë ushqimit ose drejtpërdrejt pas ushqimit.
Nëse e pini në stomak të thatë, mund të shkaktojë irritim të lukthit, transmeton Telegrafi.
Nëse ju nevojitet diçka që do të ndikojë më shpejt, mund të provoni shurupet me bazë ibuprofeni apo paracetamoli.

Mos prisni, por kërkoni ndihmë
Nëse ndjeni se po dhimbja po rritet, kërkoni kujdes mjekësor. Mos lejoni që dhimbja të përshkallëzohet. Sa më shpejt që të filloni trajtimin, aq më e lehtë do të jetë që ta mbani nën kontroll sëmundjen. /Telegrafi/
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj