Kjo është gruaja që ia theu zemrën Hitlerit

09:15 | 6 Qershor 2020

Besohet se udhëheqësi nazist nuk e zbuloi kurrë se cilës fe i përkiste gruaja me të cilën u dashuara ai që në shikim të parë.

Diktatori nazist, Adolf Hitler, konsiderohet si një nga njerëzit më brutal që njeh historia, transmeton portal arbresh.info

Sidoqoftë, shumë detaje nga jeta e tij nuk dihen ende, por disa fakte dolën në dritë shumë kohë pas vdekjes së tij, siç janë edhe zbulimet se dashuria e tij e parë ishte një vajzë hebre.

Në rininë e tij, Hitleri jetonte në Austri. Atje ai pa një vajzë që quhej Stephanie Isaac, e cila ishte shumë e bukur, e gjatë, e dobët dhe me sy të rrumbullaktë.

Për katër vjet me rradhë, diktatori mizor ushqeu ndjenjat për këtë grua, por ai kurrë nuk e deklaroi hapur dashurinë që kishte për të, por sipas pretendimeve, ai disa herë kishte planifikuar ta rrëmbente atë.

Sidoqoftë, ai hiqte dorë çdo herë, për arsye të njohura vetëm për të. Për të nuk kishte asnjë grua tjetër, megjithëse ajo dashuri ishte gjithmonë platonike.

August Kubizek, një mik i ngushtë i fëmijërisë së Adolf Hitlerit, shkroi librin “The Young Hitler I Knoë”, në të cilin ai paraqiti atë që dinte për këtë dashuri.

“Ajo është shumë e matur dhe qëndrimi i saj tregon se ajo vjen nga një familje e mirë dhe e pasur. Sytë e saj janë të bukur”, besohet t’i ketë thënë Hitleri mikut të tij.

Kubizek zbuloi gjithashtu se Stefani dikur hodhi një lule tek Adolf, dhe ai e përshkruan këtë si momentin më të lumtur të Hitlerit.

Ajo që është më interesante është se Hitleri as nuk e dinte që Stephanie ishte hebre. Shumë besojnë se nëse Stephanie do të hynte në një marrëdhënie dashurie me Hitlerin, gjërat në botë do të ishin komplet ndryshe.

Nga ana tjetër, ekziston mundësia që Stephanie të përfundonte si gruaja e Hitlerit, Eva Braun.

Në çdo rast, Stefani i mbijetoi vrasjes masive të hebrenjve, sepse para Luftës së Dytë Botërore ajo u martua me një oficer vjenez dhe mori mbiemrin Rabac. Dhe pas kaq vitesh, shumë janë magjepsur ndërsa mendojnë se si një bukuri e re i mbijetoi të gjitha tmerret e njerëzve të saj, dhe duke mos ditur se ekzekutuesi i tyre dikur e dashuronte atë çmendurisht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara