Një zbulim i jashtëzakonshëm ka ndodhur pranë Parkut Kombëtar Tortuguero në Kosta Rika, ku gjatë një udhëtimi peshkimi është kapur një peshkaqen me ngjyrë portokalli të ndezur, i pari i këtij lloji i dokumentuar ndonjëherë, raporton BBC.
Shkencëtarët kanë publikuar fotot në revistën Marine Biology, duke shpjeguar se ngjyra e pazakontë vjen nga një gjendje e rrallë e quajtur “xanthism”. Kjo ndodh kur pigmentet më të errëta në lëkurë mungojnë, duke i lejuar nuancave të verdha ose portokalli të shfaqen më qartë. Sipas ekspertëve, kjo gjendje është jashtëzakonisht e rrallë te peshqit, përfshirë edhe peshkaqenët.
Ajo që e bën këtë zbulim edhe më unik është fakti që peshku kishte gjithashtu sy të bardhë, një shenjë e mundshme e albinizmit. Ky është një tjetër çrregullim gjenetik që ndikon në prodhimin e melaninës, pigmentit përgjegjës për ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe syve tek kafshët dhe njerëzit.
Ky zbulim i veçantë hap mundësi të reja për studimin e kushteve gjenetike tek krijesat detare dhe tregon se sa pak dimë ende për biodiversitetin e oqeaneve. (A2 Televizion)
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu