
Portrait of Caucasian bride tossing bouquet behind her.
Martesa është një ndër vendimet më të rëndësishme ne jetën e një çifti të ri, por ajo që gëzon dhe bashkon të gjithë miqtë e familjarët në një festë të përbashkët është pa diskutim dasma.
Vitet e fundit dasmat shqiptare kanë ndryshuar tërësisht mënyrën e të konceptuarit.
Shumë çifte vendosin që t’ia besojnë një agjencie martesore organizmin e saj, të tjerë u besojnë shijeve personale. Gjithashtu vihet re një gërshetim i dasmës tradicionale me elementë sa klasikë e modernë.
Një ndër traditat më të këndshme të dasmave këto 25 vitet e fundit është hedhja e buqetës së nuses.
Lajm i mirë për të gjitha beqaret apo jo? Por cili është historiku i kësaj tradite dhe cili është kuptimi i saj.
Hedhja e buqetës së nuses është një traditë e vjetër arabe, e cila i ka rrënjë në një besim pagan të trashëguar brez pas brezi.
Arabët e lashtë zbukuronin nusen me lule të bardha portokalli të cilat nënkuptonin mbarësi, jetëgjatësi, dashuri dhe fertilitet.
Nusja shihej si një ”objekt” fati dhe ishte shenjë mbarësie të prekje apo të ruaje diçka nga ajo, për këtë arsye arabët kaluan nga zbukurimi me lule portokalli në dhurimin e një buqete me lule të bardha portokalli.
Nusja duhet ta hidhte këtë buqetë tek pragu i shtëpisë. Më pas, kjo traditë u adoptua nga të krishterët të cilët e hedhin buqetën në fund të ceremonisë fetare.
Duke qenë se shumë çifte nuk praktikojnë dasmën fetare, shumë nuse të reja e hedhin buqetën në fund të ceremonisë ose në momentin që u duket atyre i volitshëm.
Buqeta duhet dhuruar gjithmonë nga bashkëshorti, si dhurata e fundit e të qenit beqar, më pas preket nga një vogëlushe dhe kalon nga nusja drejt një vajze beqare.
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00