
A woman is making Turkish Coffee- Pouring water in to the pot (cezve)
Të gjithë kemi konsumuar të paktën një herë në jetën tonë një filxhan të ngrohtë me kafe turke, e madhe ka disa prej nesh, të cilët nuk e nisin dot ditën mbarë pa e rrufitur një filxhan nga kjo kafe.
Të gjithë në shtëpitë tona kemi kafe turke të cilën me shumë dashuri dhe përkushtim prindërit tanë e pinë në mëngjes ose në mbrëmje.
Kemi degjuar aq shumë mbi kafenë turke e cila është e pranishme çdo ditë në shtëpi, por me shumë siguri nuk i dini këto “sekrete”.
Nëse mendoni se kafeja turke quhet turke sepse e ka origjinën në Turqi, gaboheni. Provat historike tregojnë se kafeja turke ka nisur të konsumohet në Jemen në shekullin e 15-ë.
Më pas ajo u përhap në Kajro dhe Mekë. Historianë të njohur tregojnë se në vitin 1640 në Kostandinopojë është hapur kafeteria e parë.
Kafeja e mirë turke dallohet tek ajka që krijohet në krye të filxhanit. Ajka e ndihmon kafenë të qëndrojë e nxehtë për një kohë më të gjatë.
Ajo është e mbushur me antioksidues, të cilët ndihmojnë në pengimin e oksidimit, proces ky që shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje.
Kafeja turke shoqërohet me një gotë ujë. Sepse uji do t’ju ndihmojë të ndjeni shijen e vërtetë të kafesë, dhe do të bëjë pastrimin e qiellzës nga llumi që ngelet në fund. Konsumimi i rregullt i saj zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit.
Konsumimi i kafesë është potencialisht proaktivë kundër zhvillimit të diabetit tip 2 tek gratë në moshë të re dhe ato në moshë mesatare.
Gjithashtu, konsumimi i kafesë ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka.
Kafeina të cilën e përmban kafeja është stimulues i njohur i trurit ku rrit vigjilencën, shton vëmendjen dhe zgjuarsinë. Një filxhan kafeje në ditë, gjithashtu mund të rritë edhe nivelin e procesimit të informatave.
Kafeja turke është vendosur në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-së.
Vendimi është marrë në seancën e 8-të të Komitetit ndërqeveritar të UNESCO-s të mbajtur në vitin 2013 në kryeqytetin e Azerbejxhanit.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick