A e dini se ekziston një ishull ku grave nuk iu lejohet të shkelin?
Quhet ishulli i Okinoshimas dhe ndodhet në Japoni. Ky ishull është shpallur pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s të dielën.
Në këtë ishull ndodhet vendi i shenjtë Okitsu, ndërtuar në shekullin e XII për t’u lutur për sigurinë e detarëve.
Para se të shkelin në ishull, burrat duhet të heqin rrobat dhe t’i nënshtrohen një rituali pastrimi. Ndërsa kur largohen, ata nuk lejohen të marrin me vete souvenire apo të zbardhin ndonjë detaj të vizitës.
Sipas “the Japan Times”, në ishull gjenden mijëra artefakte të sjellë si dhurata nga përtej deteve, përfshirë unaza ari që janë sjellë nga Gadishulli Korean.
Ishulli tani mirëpret vizitorë vetëm në një ditë, më 27 maj të çdo viti.
Numri i vizitorëve është kufizuar në vetëm 200, ndërsa rregullat kryesore janë që të gjithë duhet të jenë burra, gratë nuk lejohen, dhe duhet të performojnë ritet e pastrimit në det.
Ishulli ka një sipërfaqe prej 97 hektarësh dhe ka vetëm një banor, punonjësin tek vendi i shenjtë.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik