Në fotografitë e Sanne De Wilde, shihet një ishull i vogël koralesh në Oqeanin Paqësor, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Imazhet përshkruajnë një parajsë tropikale ku bimësia e xhunglës është e zbehtë, deti është gri dhe banorët lokalë shihen bardh e zi.
Por, fotografja belge nuk e ka kapur botën siç e sheh ajo, por siç e shohin banorët e ishullit.
I quajtur “Ishulli i Colorblind”, Pingelap është shtëpia e një numri të lartë të njerëzve të cilët nuk mund të dallojnë ngjyrat.
Ky fenomen i njohur edhe si achromatopsia ( “ngjyrosje e plotë”) ndodh në rreth 1 në 3.,000 njerëz në botë.
Gjendja e rrallë e ishullit ka një shpjegim. Atje besohet se ka mbijetuar një mbret në shekullin e 18-të që vuante nga një simptomë e tillë dhe ai besohet se ka ripopulluar ishullin pas cunamit, duke pasur shumë fëmijë.
Ndaj, shumë prej pasardhësve të tij trashëguan një gjen të rrallë që shkakton achromatopsia-n. Gjendja trashëgimore vazhdon të kalojë nëpër gjenerata./Arbresh.info/
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother