Në Irak ka lindur fëmija me tre penisë, duke u bërë kështu fëmija i parë me një deformim të tillë të çuditshëm, kanë pohuar mjekët.
Mjekët në veri të vendit, afër Mosulit, besojnë se ata janë të parët që botuan ndonjëherë një studim që detajon një rast të trifalisë njerëzore, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info
Mjekët kanë theksuar se vetëm një penis ishte funksional, kështu që dy të tjerët – të bashkangjitur në boshtin e penisit të tij aktual dhe pjesën e poshtme të skrotumit u hoqën pas një operacioni.
Mjekët thanë se një në çdo pesë deri në gjashtë milion djem lind me më shumë se një penis, me rreth 100 raste difalie – dy penis – të regjistruara në të gjithë botën.
Megjithatë, djali irakian është i pari që ka trifalia, sipas raportit të rastit të botuar në International Journal of Surgery Case Reports.
Shkencëtarët janë ende në mëdyshje për shkakun e numrit më të madh se një penisi dhe besohet se rasti i parë i tillë është raportuar në vitet 1600./arbresh.info/
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme
Skandali Epstein, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryemi...
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...
Karateistja shqiptare, Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e...