Studimi për paragjykime racore në vendet evropiane, i kryer nga Universiteti Harvard, ka zgjatur 13 vjet, nga 2002 deri vitin 2015.
Sipas këtij studimi, në vendet e Evropës Lindore ekziston një mos tolerancë e madhe ndaj njerëzve.
Një studim të ngjashëm ka kryer edhe BE-ja para dy vjetësh në vendet anëtare të unionit. Kombet si Britania e Madhe, Spanja, Franca, Holanda, Danimarka dhe Suedia janë treguar si më tolerantet. Më së shumti paragjykime racore ka në Çeki, Sllovaki, Bullgari, Greqi, Qipro dhe Lituani, transmeton KosovaPress.
Ueb sajti Indy100 ka rikonstruktuar studimet e deritanishme në hapa të veçanta. Personat e anketuar kryesisht janë përgjigjur në pyetjen se me cilët pjesëtarë të grupeve etnike do të jetonin ose punonin së bashku.
Në shumicën e vendeve evropiane kryesisht pranojnë të punojnë me pjesëtarë të racës së bardhë, pasuar nga afro-amerikanët, aziatikët dhe romët.
Në pyetjen se nëse do të ishte e këndshme që fëmijët e tyre të jenë në lidhje me pjesëtarët e disa prej këtyre racave, pozitivisht janë përgjigjur më së shumti suedezët, francezët, spanjollët, britanikët, holandezët, derisa negativisht janë përgjigjur numri më i madh i bullgarëve, çekëve, sllovakëve, lituanezëve dhe estonezëve.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...