Një grua amerikane ka zbuluar se ka fituar 3 milionë dollarë në lotari, pasi kontrolloi folderin “Spam” në emailin e saj, raporton BBC.
Laura Spears 55-vjeçare, kishte blerë online biletën e “Mega Millions”, lotarisë shtetërore, pasi kishte parë që xhekpoti arriti në qindra miliona.
“Disa ditë më vonë, po kontrolloja për email të dikujt tjetër, kështu që kontrollova në spam. Aty e pash emailin nga lotaria që thoshte se kam fituar çmimin”, ka thënë Spears. “Nuk po mund të besoja çfarë po lexoja. U kyça në llogarinë time të lotarisë për të konfirmuar mesazhin”.
Ajo planifikon të dalë në pensionim dhe të shikojë emailat e saj më me kujdes.
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100