Gratë që u përfshinë në këto studime kishin norma më të larta të obezitetit, depresionit dhe ankthit, në krahasim me burrat, dhe e patën shumë të vështirë ta linin këtë zakon.
Gratë e kanë më të vështirë sesa meshkujt, pavarësisht se pijnë më pak cigare, zbulon një studim i ri, shkruan ClassLife.
Hulumtuesit në Francë studiuan më shumë se 35,000 duhanpirës, burra dhe gra, të cilët përdorën shërbimet e ndërprerjes së duhanit, të tilla si produktet zëvendësuese të nikotinës, avullimin dhe seancat e terapisë one-to-one, transmeton lajmi.net.
Numri mesatar i cigareve që konsumoheshin çdo ditë ishte 23 për gratë dhe 27 për burrat – por 55% e burrave abstenuan nga pirja e duhanit krahasuar me 52% të grave.
Eshtë interesante që rreth 56% e grave kishin një varësi të rëndë nga nikotina, krahasuar me 60% e burrave.
Gratë që u përfshinë në këto studime kishin norma më të larta të obezitetit, depresionit dhe ankthit, në krahasim me burrat, dhe e patën shumë të vështirë ta linin këtë zakon.
“Rezultatet sugjerojnë se pavarësisht se pijnë më pak cigare dhe varen më pak nga nikotina sesa meshkujt, gratë e kanë më të vështirë të heqin dorë”, tha autorja e studimit Ingrid Allagbe, një studente doktorature në Universitetin e Burgundy, Dijon, Francë.
Louise Ross, një eksperte në Qendrën Kombëtare për Ndërprerjen dhe Trajnimin e Duhanit, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, mendon se pirja e duhanit ka një ‘lidhje të fortë emocionale’ me gratë.
Ross, e cila është e përfshirë për të ndihmuar njerëzit që të lënë duhanin, ka thënë se gratë shpesh i përshkruajnë cigaret si ‘një shoqe më e mirë’.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...