Fund i lumtur, pasi i shpëton mbytjes në gomone, sjell në jetë djalin e saj

18:32 | 5 Shtator 2015
Arbresh.info

Ndërsa në kufijtë tokësor ka nisur udhëtimi i mijërave emigrantëve nga Hungaria drejt Austrisë, në brigjet italiane vazhdon zbarkimi i dhjetëra, qindra emigrantëve nga anije e gomone të shpëtuara në mes të detit.

Pas imazhit tronditës të vogëlushit sirian të mbytur në brigjet turke, një histori e ngjashme, por me një fund të lumtur u përjetua gjatë natës së shkuar mes ujërave të Mesdheut.

Ester Terry, nigeriane 24 vjeç, me një shtatzëni të përjetuar në një udhëtim përmes Saharas e javëve pafund në brigjet libiane në pritje të një udhëtimi shprese, solli në jetë djalin e saj gjatë një operacioni shpëtimi, ndërsa anija me të cilën po udhëtonte ishte pothuajse e mbytur.

Roja bregdetare italiane informon se në bordin e anijes së tyre të patrullimit, në mes të atij deti që gjatë javëve të fundit ka përpirë qindra jetë emigrantësh, personeli mjekësor ka asistuar në lindjen e një foshnjeje të seksit mashkull.

Nëna e tij 24 vjeçare, me kombësi nigeriane u shpëtua bashkë me 91 emigrantë të tjerë pas një sinjali të mbërritur në rrugë satelitore në qendrën operative t? ? Lampeduzës. Udhëtimi i lodhshëm i nënës nigeriane, përshpejtoi lindjen duke sjellë një jetë të re në mes të atij deti mbushur me tragjedi.

Sipas dëshmitarëve në anijen pothuajse të mbytur ku udhëtonte nëna e re udhëtonin 115 persona, e për momentin 23 persona rezultojnë të humbur.

Vogëlushi i ardhur në jetë cili peshon 3 kg nëna e quajti Feminò edhe pse komandanti i anijes së shpëtimit i kishte sugjeruar emrin “Salvatore”, Shpëtim.

Po gjatë ditës së djeshme një rast i pazakontë është verifikuar në bordin e një anije të mbërritur në brigjet e Raguzës. Janë 80 emigrantë minorenë të pashoqëruar, fëmijë e adoleshentë të gjithë me kombësi egjiptiane dhe 21 persona mazhorenë janë shpëtuar nga roja bregdetare në kanalin e Siçilisë.

Për autoritetet italiane kurrë më parë nuk është regjistruar një numër kaq i madh minorenësh të mbërritur nga një anije e vetme, duke shpresuar se ky ësht ë vetëm një rast i rrallë që nuk do të përsëritet.

Ndërkohë 362 është numri i emigrantëve që mbërritën sot në portin e Katanias pas dy operacioneve shpëtimi të kryera gjatë natës nga anijet e rojes bregdetare italiane, nisur nga porti i Pozzallos e Augustas, si dhe nga një anije ushtarake braziliane.

Nga Luksemburgu ku merr pjesë në mbledhjen informale të vendeve të BE, Ministri i Jashtëm italian Paolo Gentilini ka deklaruar “se asnjë shtet nuk duhet më t’u kundërvihet propozimeve të BE në fushën e emigracionit. Nëse ekziston vetëdija e asaj çka po ndodh e mungon aksioni i veprimit, kriza e emigrantëve do të bëhet gjithnjë e më e komplikuar.”

Ndërsa sot Presidenti i Republikës italiane, Serxhio Mattarella, gjatë një deklarate publike mbi krizën e emigracionit i ka bërë thirrje politikës europiane se “ngritja e mureve dhe vendosja e vetove ushqen vetëm nacionalizmin e populizmin.

Kriza e emigracioni t, u shpreh ai, mes të cilëve dhe vogëlushi Aylan janë imazhe të tmerrshme që bien ndesh me vlerat e Evropës dhe me kuptimin e vërtetë të njerëzimit.

“Është një iluzion të mendosh se siguria e Evropës garantohet duke mbyllur kufijtë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm