Shala e Bajgorës shquhet për numër të madh të fshatrave, të cilët shtrihen në një teren malor dhe që kanë bukuri përrallore.
Një ndër këto fshatra është edhe Kutllovci, i cili sot pothuajse është i pashkelur.
40 shtëpi sa kishte dikur, sot kanë mbetur vetëm muret e zbrazura dhe bukuritë e natyrës, të cilat kanë mbet të pikturuara si në letër, pa i shkelur njeri.
Isuf Abazi është banori i vetëm i cili kthehet në këtë fshat për t’i kullotur 300 dhi.
“Janë afër 300 krerë. Zgjohem në ora 6:00 dhe i mjelim e dërgojmë qumështin në shitore. Ndërrohemi më vëllain kohë pas kohe. E kemi biznes familjar”, shprehet Isuf Abazi për RTV Dukagjinin.
Të ngjitësh përgjatë bregoreve e vetmja gjë që dëgjon është tingulli i flladit të lehtë dhe cicërimat e zogjve që kishin mbuluar fshatin e braktisur.
Përveç pamjes përrallore, nga ky fshat shihet e pothuajse e tërë Mitrovica.
Isuf Abazi thotë si dikur në këtë fshat kishte plotë gjallëri, por pas lufte fshati u braktis.
“Kemi jetuar deri në luftë. Kemi qenë rreth 40 shtëpi. Ne jemi marrë me bujqësi ndërsa prindi ka punuar në Trepçë, por pas lufte jemi shpërngulë”, deklaroi Abazi.
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...