Studimi i ri zbulon se, fëmijët e lindur nga nënat që kanë qenë në 30 vjeç, kanë mundësi të jenë më të mirët në klasë. Por, e njëjta nuk ndodhë edhe me ata fëmijë, që kanë lindur kur nënat e tyre ishin në të 40-tat.
Ata janë më pak të zgjuar dhe trupi i tyre është i prirë për mbipeshë. Këtë përfundim e kanë sjellë zyrtarë nga Shkolla Ekonomike e Londrës, në bazë të një hulumtimi me 18,000 fëmijë.
Studiuesit kanë shikuar të dhënat e fëmijëve, duke marrë parasysh, moshën e nënës së tyre, se kur ajo ka lindur, shkruan Telegrafi. Femrat që lindin në të 30-at, janë më të freskëta dhe të relaksuara, ndërsa të ardhurat dhe shkollimi saj nuk mungojnë.
Sipas studimit, gratë që kanë lindur fëmijë, pas viteve të 40-ta, del të jenë më të lodhura, derisa kujdesi tyre mbi fëmijën, lë për të dëshiruar.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...