Çfarë mund të mësojmë nga ky tekst është ajo që ne e kemi të vlefshme, unike dhe me rëndësi jetike për neve dhe fqinjët tanë. Nuk kemi ndonjë vend rezervë ku mund të shkojmë për çdo rast. Toka është e gjitha që ne kemi dhe duhet trajtuar atë në mënyrën e duhur.
Bota nuk është e vogël. Sipërfaqja e tokës është rreth 510,000,000 kilometra katrorë.
– Toka është planeti më i madh shkëmbor në sistemin diellor (vetëm planetet më të mëdha janë gjigandët e gazit).
– Deri më tani janë zbuluar pothuajse 2,000 egzoplanete (botëra në orbitë rreth yjeve tjerë). Më i vogëli prej tyre, Kepler-37b, është pak më i madh se hëna. Planeti që mund të jetë më i ngjashëm me tokën është Kepler-186f, diametri i të cilit është 1.1 herë më i madh se toka dhe në një distancë të tillë ndaj yllit të tij, mund të ketë ujë të lëngët në sipërfaqen e vet. Për më tepër, nuk dimë më shumë detaje në lidhje me të, por do të mund të ishte më shumë si Venusi apo Marsi.
– Tani sapo kemi filluar kërkimin e vërtet për planetët e tjerë. Mund të ketë disa miliarda planete si toka vetëm në galaktikën tonë.
– Të kthehemi prapa në shtëpi : Toka ka diçka që nuk ka ndonjë planet tjetër që e njohim, shumë ujë në sipërfaqe. 71 për qind e sipërfaqes së tokës është e mbuluar nga uji dhe është e dominuar nga oqeani paqësor, i cili mbulon 155.600.000 km të sipërfaqes së tokës. Kjo është pothuajse një e treta e planetit.
– Shumica e hemisferës jugore është e përbërë nga uji: Rreth 80% e sipërfaqes së tokës në jug të ekuatorit është e mbushur me ujë.
– Uji në tokë ekziston në të tri gjendjet agregate; të ngurtë (akull), të lëngshme dhe të gaztë (avujt e ujit). Në sajë të përbërjes së pazakontë të ujit, mund të ekzistojnë të tri format në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë.
– Sa më shumë që shikojmë në lagje dhe në hapësirë të thellë, më shumë zbulojmë se vendi ynë është unik. Edhe në qoftë se ndonjëherë vërejmë disa nga ato miliarda planete si toka, ndoshta nuk do të jenë pikërisht si toka, me bilancin tonë të kimisë, temperaturës dhe jetës. Në të kaluarën e largët, as toka nuk dukej sikur sot dhe bëhet fjalë për të njëjtin planet.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...