Coca-Cola Zero do të hiqet nga 1 gushti, përkundër rezistencës nga australianët për të bërë ndryshimin me produktin më të ri pa sheqer.
Drejtori i marketingut të Coca-Cola Australia konfirmoi sot që Coke Zero do të zëvendësohet me Coke No Sugar dhe se australianët e kishin pranuar pijen e re, transmeton portali arbresh.info.
Ani pse Coke pa sheqer është lansuar në qershor 2017 në Australi, shitësit ishin të ngadalshëm sa i përket kalimit nga Coke Zero.
Më parë këtë vit Woolworths i tha neëw.com.au se dëshironte të vazhdonte stokun Coke Zero “për shkak të kërkesës së klientit”.
Por duket se australianët më në fund kanë pranuar Coke No Sugar, e cila është zhvilluar për të shijuar më shumë si Coca-Cola klasike, por pa sheqer./Arbresh.info/
Abdixhiku: Vetëvendosjes t’i merret e drejta meqë për 30 dit...
Murati: Vitin e kaluar ka qenë numër rekord i ulët sa u për...
Limaj: Me Kurtin kemi folur më shumë për çështje programore,...
OVL e UÇK-së: I arrestuari në Serbi nuk ishte pjesë e UÇK-së
Drejtori i Kadastrës nuk komenton arrestimin e zyrtarëve në ...
Përplasje verbale mes Musliut e Deharit – dështon edhe...