Pastrimi i shtëpisë dhe organizimi i gjërave janë votuar si çështjet më problematike për çiftet që bashkëjetojnë.
Pra, nëse jeni duke planifikuar të filloni të bashkëjetoni me partnerin, fillimisht lexojeni këtë artikull, transmeton Telegrafi.
Sipas anketimit anglez me 1,000 të rritur, 55% e çifteve e konsiderojnë si sfidën më të madhe pastrimin e shtëpisë dhe organizimin e gjërave.
Humbja e hapësirës personale dhe lirisë del të jetë sfida e dytë më e madhe (42%), ndjekur nga shpenzimet e shtëpisë, ku 39% e të anketuarve kishin thënë se këto shpenzime janë shkaktarë të shumë mosmarrëveshjeve.
Edhe shijet e ndryshme në dekorim janë problem i zakonshëm – gjithsej 24% e çifteve të anketuara e kanë theksuar këtë problem.
LISTA E PLOTË E SFIDAVE PËR ÇIFTET QË FILLOJNË TË BASHKËJETOJNË:
1. Pastrimi i shtëpisë dhe organizimi i gjërave – 55%
2. Humbja e hapësirës personale – 42%
4. Ndarja e punëve të shtëpisë – 31%
5. Shijet e ndryshme në dekor – 24%
6. Mosmarrëveshjet për renovim – 17%. /Telegrafi/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...