Kur i plotësojnë të gjitha obligimet e tyre ditore, njerëzit e suksesshëm përpiqen ta zbukurojnë jetën e tyre.
Pos kërkesës për qetësi, ata përqendrohen në gjëra të dobishme dhe të bukura në jetë, të cilat i bëjmë më optimistë.
1. Shkyçin aparatet elektronike
Madje edhe nëse i shkyçin vetëm për një orë, edhe kjo gjë ka kuptim. Për atë kohë mund të relaksohen dhe t’i kushtohen familjes.
2. Shkojnë për të pirë
Studime të ndryshme kanë treguar që konsumimi me masë i alkoolit zvogëlon rrezikun nga pika në tru, pika në zemër dhe nga problemet e tjera kardiovaskulare, transmeton Telegrafi.
3. Planifikojnë vikendin
Hulumtimet kanë treguar që njerëzit të cilët shkojnë me pushime janë më të lumtur se ata të cilët nuk e praktikojnë pushimin. Nëse nuk mund të ndani disa ditë për pushime, planifikoni disa aktivitete interesante për vikend.
4. Praktikojnë ekoterapinë
Ekoterapia është e njohur edhe si dalje në natyrë dhe është jashtëzakonisht e dobishme për shëndetin dhe mirëqenien. Hulumtime të ndryshme kanë treguar që aktivitetet në natyrë, siç janë alpinizmi apo marrja me kopshtari përmirësojnë shëndetin mendor dhe shtojnë produktivitetin në punë.
Sallahu: Arritjet konkrete kanë afruar Kosovën me standardet...
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...
KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fl...
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në...
FSK-ja realizon kursin “Medik Luftarak”
Tragjedi në Marok, shemben 2 ndërtesa, të paktën 19 viktima