Mjeku i njohur, Sabit Brokaj, në vijim të intervistës dhënë në “Panorama” flet për goditjen e fundit që pësoi Enver Hoxha dhe ndihmën që iu dha për rikthimin e zemrës në funksion.
Ai trego se ishte mjek roje kur ish-diktatori pesoi goditjen ne zemer. “Po, isha unë dhe Ahmet Kamberi dhe shumë shpejt erdhi edhe ekipi i mjekëve”-thote ai ne “Panorama”.
Sipas tij, ndihma që iu dha ishte shumë e shpejtë. “Ishte jo më shumë se 30 sekonda. Ne ishim 10 metra më tutje nga dhoma ku po qëndronte Enveri, brenda vilës”-tregon ai, duke shtuar se zemra dhe tensioni u stabilizuan.
“Zemra dhe tensioni u stabilizuan nga ora 10 e datës 9 prill, deri në darkën e datës 11 prill 1985 funksionoi shumë mirë. Por truri dhe veshkat nuk u rikthyen dot në funksionet e tyre.
Veshkat kishin filluar nga 1982-83 të prekeshin nga diabeti. Në 1984 kreatinina ishte një nga problemet serioze me të cilën ne u përballëm në shëndetin e Enver Hoxhës, pra 1 vit para se të vdiste”- thotë mjeku.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...