Banesa e Kullës Eiffel për një kohë të gjatë ka qenë e fshehur nga sytë e opinionit e shumë persona as që e ka ditur të ekzistonte.
Tani jepet mundësia që ta shohësh nga afër banesën sekrete me pamjen më të bukur në Qytetin e Dritës dhe të ndjehet fryma e Parisit të shekullit 19-të.
Kulla e Eiffelit është hapur në vitin 1889 dhe ishte dizajnuar nergut për Ekspozitën botërore të Parisit të atij viti. Sot është simbol i këtij qyteti dhe që nga themelimi, në nivelin e vet më të lartë, fsheh një banesë që i përket konstruktorit francez Gustave Eiffel, i njohur në botë me konstruktimin e kësaj kulle.
Eiffel dikur, në majë të kullës më të njohur në botë, ka pasur apartamentin me orendi shumë të bukura e stilistike si dhe një piano për koncerte.
Tashmë banesa e gjallëron atmosfera autentike e kohës kur është bërë dhe ajo ka karakteristikat e shtëpisë modeste të Parisit nga shekulli 19, përfshirë tepihët e njohur, tapetat, ormanët si dhe dhomën e vogël të fjetjes. /albeu
Ten Hag: De Gea nuk e ka të garantuar vendin në formacionin ...
Shefi i EULEX-it dënon sulmet ndaj KFOR-it në veri: Sot sund...
Armëpushimi i Sudanit do të zgjatet me pesë ditë
Basha dënon dhunën e serbëve ndaj KFOR-it: Njohja e Kosovës ...
Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar – do ta kalojë natë...
Vuçiq nesër do të takohet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës ...