Pas diplomimit në Sandhurst, Winston Churchilli u largua nga ushtria dhe udhëtoi për në Kubë, ku raportonte për kryengritjen për një gazetë në Londër.
Ai më pas shërbeu si korrespondent lufte dhe oficer ushtrie, një rol i dyfishtë që atëherë lejohej, në Indi, Sudan dhe Afrikën e Jugut. Pas mbërritjes në Afrikën e Jugut në vitin 1899, treni i tij i blinduar ra në pritë nga Boerët, pasardhësit e kolonëve holandezë, të cilët luftonin në atë kohë kundër Britanisë së Madhe.
Churchilli u kap dhe u dërgua në një kamp burgu, prej ku ai u arratis duke iu ngjitur një muri gjatë natës, madje edhe kur dy nga të burgosurit e tjerë u kthyen prapa në burg.
Pa ndonjë plan të saktë, Churchilli fatmirësisht “ngeci” në shtëpinë e një menaxheri britanik të minierave të qymyrit, i cili e fshehu në një minierë për tri ditë dhe më pas e dërgoi në një tren të mbushur me lesh, për në Mozambik. Që atje, Churchilli mori një anije përsëri për në Afrikën e Jugut dhe nxitoi për në front. Tashmë ishte hero…
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë