Shimpanzetë konsumojnë ekuivalentin e të paktën një pijeje alkoolike në ditë, ndërsa hanë fruta të pjekura dhe në fermentim, thotë një studim i publikuar të mërkurën që trajton një arsye të mundshme pse njerëzit tërhiqen nga alkooli.
Studimi, i kryer në zonat e egra të Afrikës ku jetojnë kafshët, mbështet teorinë se njerëzit mund të kenë trashëguar nga primatët një shije për alkoolin dhe aftësinë për ta metabolizuar atë edhe pse është toksik për ne.
Përmes sasisë së madhe të frutave që hanë shimpanzetë, studiuesit llogarisin se kafshët marrin rreth 14 gramë alkool në ditë, transmeton Telegrafi.
Duke korrigjuar për madhësinë e trupit, është sikur shimpanzetë po pinë një gotë birrë në ditë, tha për AFP, Aleksey Maro, autori kryesor i studimit të botuar në revistën Science Advances.
“Nuk është një sasi e vogël alkooli, por shumë e holluar dhe më shumë e lidhur me ushqimin”, tha kandidati për doktoratë në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. /Telegrafi/
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar