Në qytetin Hatay, që ka një akumulim historik 8 mijë vjeçar, çdo shumëllojshmëri civilizimi dhe besimi fetar, ka bërë që të shfaqet një kulturë gatimi autentike e këtij rajoni.
Në qytetin Hatay, që ka një akumulim historik 8 mijë vjeçar, çdo shumëllojshmëri civilizimi dhe besimi fetar, ka bërë që të shfaqet një kulturë gatimi autentike e këtij rajoni. Hatay ndodhet mbi Rrugën Historike të Erëzave dhe Rrugën e Mëndafshit dhe njëkohësisht është porta që hapet në Mesopotami dhe Lindjen e Mesme. Së bashku me këtë, kultura e pasur e kuzhinës së këtij qyteti, pajisjet dhe mjetet që përdoren prej qindra vitesh në kuzhinë dhe recetat e këtij rajoni kanë mbërritur deri në ditët tona duke u përcjellë brez pas brezi.
Hatay është një qytet me klimë mesdhetare dhe zotëron petkun bimorë të Mesdheut. Për këtë arsye ky qytet ka një kuzhinë mesdhetare tipike ku përdoren perime të freskëta, vaj ulliri, bishtajore dhe drithëra…Kurse veçoria më e rëndësishme që e distancon atë nga kuzhinat e tjera është përdorimi i shumëllojshëm i erëzave në gatime… Vizitorët që shijojnë gatimet e përgatitura me mënyra tradicionale, krahas pasurive historike dhe natyrore të Hatayit, nuk mund të harrojnë edhe kulturën e kuzhinës së këtij qyteti.
Në muajin qershor të vitit 2017, Hatay aplikoi në kategorinë e gastronomisë së rrjetit të Qyteteve Kreative të UNESCO-s dhe prej datës 1 nëntor 2017 Hatay zotëron titullin “Qyteti i Gastronomisë” i UNESCO-s… E thënë ndryshe, Hatayi njihet zyrtarisht (certifikuar) në fushën ndërkombëtare me kulturën e pasur të kuzhinës.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...