Rrallë herë jemi mësuar të shohim aeroplanë të ngjyrave të tjera, por ngjyra më e përdorur e tyre është e bardha, ashtu siç është për taksitë e verdha.
Por gjithnjë ka një arsye se pse gjërat janë ashtu siç janë. Dhe për aeroplanët është zgjedhur ngjyra e bardhë sepse:
Ngjyra e bardhë nuk fshihet
Pasi i ekspozohet shumë diellit gjatë fluturimeve, ngjyrat e tjera ka shumë gjasë që të fshihen, përderisa rrezet ultra-vjollcë godasin bojën.
Ngjyra e bardhë ka përparësi termike
Objektet e ngjyrosura me ngjyra të tjera – jo të bardhë – e absorbojnë dritën dhe kështu nxehen më lehtë. Përderisa objektet me ngjyrë të bardhë reflektojnë rrezet e diellit kështu që drita nuk konvertohet në nxehtësi, transmeton 21media.
Ngjyra e bardhë ofron pamje më të mirë
Dukshmëria është një tjetër arsye për ngjyrën e bardhë. Kur bëhet fjalë për ndonjë gërvishtje, çarje apo dëmtim tjetër në trupin e aeroplanit. Trupi i bardhë e bën më të lehtë që të shihet nëse aeroplani është çarë apo gërvishtur, sidomos përreth dritareve kështu që problemet të evitohen.
Chelsea publikon shifrat alarmante financiare
Kurti priti në takimin Shefin e EULEX-it, u theksua nevoja p...
S’ka lëvizje drejt konsensusit për çështjen e presiden...
LDK: Qeveria të përkrahë qytetarët përballë rritjes së çmime...
Cigare elektrike, duhan dhe produkte të tjera – konfiskohen ...
Rama: Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët ...