99 vjet më parë, më 23 nëntor 1921, një vit e 10 muaj pas miratimit të amendamentit 18 të Kushtetutës që ndalonte përdorimin e pijeve alkoolike, presidenti Warren Harding nënshkroi një projektligj që i dha fund përdorimit të ligjshëm të alkoolit nga amerikanët.
Ligji kishte për qëllim të mbyllte tregun që rritej me shpejtësi, të kurave gjoja mjekësore me përmbajtje të lartë alkooli.
Disa prej të ashtuquajturave kura shiteshin dhe bliheshin si pije alkoolike. Ligji i ri u mohonte mjekëve edhe të drejtën që të jepnin receta për birrë për qëllime mjekësore.
Ndalimi kushtetor i pijeve alkoolike në Shtetet e Bashkuara qëndroi në fuqi deri më 5 dhjetor 1933, kur shtetet ratifikuan amendamentin 21, i cili shfuqizoi amendamentin 18 të Kushtetutës amerikane.
Që prej atëherë, jo vetëm alkooli për qëllime mjekësore, por edhe pijet alkoolike të të gjitha llojeve u bënë përsëri të ligjshme në Shtetet e Bashkuara.
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...