Pablo Emilio Eskobar Gaviria ishte mbreti i kokainës dhe lideri i një prej organizatave kriminale më të fuqishme në botë.
Gjatë zgjerimit të pushtetit të tij në vitet 1980, ai kontrollonte një perandori të madhe të drogës dhe një seri vrasjesh që mbulonin globin.
Ai bëri miliarda dollarë, urdhëroi vrasjen e qindrave, në mos e mijëra vetëve dhe sundoi me dorë të hekurt rrjetin më të madh të drogës në histori.
Ai kishte një perandori personale pallatesh, aeroplanësh, kopshtesh zoologjikë dhe kishte ushtrinë e vet të kriminelëve.
Eskobar u vra më 2 dhjetor 1993. Por edhe sot ai nderohet si hero popullor më vendlindjen e tij, Medelin.
Por cila është jeta e vërtetë e mjeshtrit të krimit që sundoi një prej perandorive më të mëdha mafioze në histori. Tirana Observer sjell sot 50 fakte për njeriun që cilësohet si lordi më i madh i krimit i të të gjitha kohërave.
1-Emri i tij i plotë ishte Pablo Emilio Escobar Gaviria. Ai lindi më 1 dhjetor 1949 dhe vdiq më 2 dhjetor 1993.
2-Karteli i tij, në kulmin e suksesit, shpërndante 80% të kokainës në Shtetet e Bashkuara, duke bërë një xhiro prej 60 milionë dollarësh në ditë, ose, 21.9 miliardë dollarë vit, të ardhura personale.
3- Ai ishte krimineli më i pasur në histori me një pasur të njohur zyrtarisht prej 30 miliarë dollarësh në vitet 1990.
4- Ai ishte gjithashtu një ndër 10 njerëzit më të pasur të botës.
5- Pablo Escobar ishte djali i tretë i shtatë fëmijëve Abel de Jesús Dari Escobar, një fermer, dhe Hermilda Gaviria, një mësueseje shkolle fillore
6- Pablo i vogël u rrit në Medellin, rrethinë e Envigado-s. Si djalë i ri, ai ishte tepër ambicioz dhe shpesh u thoshte familjes dhe miqve të tij se një ditë do të bëhej Presidenti i Kolumbisë.
7- Ai e filloi karrierën si kriminel rrugësh. Ai vidhte gurë varresh, shkulte emrat e shkruar në to dhe i shiste ato. Më vonë, vazhdoi me vjedhjen e makinave.
8- Pablo Escobar studioi për një kohë të shkurtër në Universitetin e “Autónoma Latinoamericana of Medellín”, por e la pa u diplomuar. Hapi i tij i ardhshëm për t’u bërë një milioner ishte nisja e bashkëpunimit me kontrabandistin Alvaro Prieto.
9- Ambicia e Pablo Escobar kur ishte fëmijë ishte të kishte një milion pesos (paraja kolumbiane) kur të ishte 22 vjecc. Në moshën 26-vjeccare, Pablo Escobar depozitoi 100 milion pesos (më shumë se 3 milion dollarë amerikanë) në një bankë kolumbiane.
10- Në vitin 1970 ai gjeti rrugën drejt pasurisë dhe pushtetit. Pablo blinte kokainë në Bolivi e Peru, dhe më pas e transportonte atë për ta shitur në SHBA.
Rritja e pushtetit
11- Në vitin 1975, një bos droge në zonën Medellin, Fabio Restrepo, u vra. Ishte urdhri i Eskobarit.
12- Duke ngjitur shkallët e pushtetit, Eskobari mori kontrollin e organizatës së Restrepo-s dhe zgjeroi operimet e tij. Pak më vonë ai kontrollonte të gjithë krimin në Medellin dhe ishte përgjegjës për më shumë se 80% e transportit të kokainës në Shtetet e Bashkuara.
13- Eskobar u bë shpejt i njohur ndërkombëtarisht. Rrjeti i tij drogës ishte i madh. Kontrollonte hyrjen e kokainës në SHBA, Meksikë, Porto Riko, Republikën Dominikane, Venezuelë dhe Spanjë
14- Kokaina prodhohej me koka nga Boliva dhe Peruja që transportohej nga trafikantë të tjerë drogë, si Roberto Suárez Goméz, sepse fillimisht koka kolumbiane ishte në cilësi, dhe Pablo kërkoi rritje të cilësisë.
15-Kokaina e Eskobar nisi të shpërndahej edhe në vendet e tjera të Amerikës, por edhe të Europës nëpërmjet Spanjës. Madje rrjeti i tij i drogës u shtri deri në Azi.
16- Por megjithëse kishte kaq shumë para, pasuri dhe famë, Pablo Escobar nuk ishte i kënaqur. Ai synonte të merrej me politikë dhe ëndërronte të bëhej president i Kolumbisë.
7- Pablo gëzonte popullaritet të madh në shtetin e tij të lindjes (Antioquia) dhe në vitin 1983 u zgjodh si kongresmen në parlamentin kolumbian.
18- Kongresmeni i vjetër kolumbian Rodrigo Lara Bonija në një debat të zjarrtë në parlament kritikoi Kongresin kolumbian që lejoi një trafikant ilegal kokaine të zinte post qeveritar. Si pasojë e këtij debati, Pablo Escobar u rrëzua nga posti i kongresmenit në 30 prill 1984. Bonija u ekzekutua nga njerëz të Pablo Escobar si raprezalje për deklaratat e tij.
19- Eskobari kishte një mënyrë të tijën për t’u marrë vesh me armiqtë. Ai e quante këtë mënyrë: “plata o plomo” (argjend ose plumb).
20- Zakonisht nëse një politikan, gjyqtar apo polic hynte në rrugën e tij, në fillim ai përpiqej t’i korruptonte ata, dhe nëse kjo nuk funksiononte, ai jepte urdhër. Numri i njerëzve të ndershëm të vrarë nga Eskobari mbetet i panjohur, por sigurisht që arrin mijëra.
Jeta personale
21- Në vitin 1976, ai u martua me 15 vjeçaren Maria Victoria Henao Vellejo, dhe kishin së bashku dy fëmijë, Huan Pablon dhe Manuelën.
22-Eskobar ishte i njohur për punët e tij jashtë-martesore, dhe preferonte vajzat në moshë të vogël. Një nga të dashurat e tij, Virginia Valleho, u bë një personalitet i famshëm në televizionin kolumbian. Por përveç këtyre tradhtive, ai qëndroi i martuar me Maria Victoria-n deri në vdekje.
Viktimat e tij
23- Edhe nëse ishe i rëndësishëm ose me post të lartë, kjo nuk përbënte mbrojtje nëse fusje hundët në punët e Eskobarit.
24-Ai urdhëroi vrasjen e kandidatëve për presidentë dhe thuhet se pas sulmit në Gjykatën e Lartë të vitit 1985 fshihej ai. Shumë gjyqtarë mbetën të vrarë. Në 27 nëntor të vitit 1989 Eskobari vuri një bombë në avionin Avianca 203 duke vrarë 110 njerëz. Objektivi ishte një kandidat presidencial, nuk ndodhej në bord.
25- Përveç këtyre vrasjeve, Eskobari dhe organizata e tij ishin përgjegjës për vdekjen e një numri të madh magjistratësh, gazetarësh policësh, bile dhe kriminelëve brenda organizatës së vet.
Pushteti absolut
26- Në mes të viteve 1980, Pablo Eskobar ishte një nga njerëzit më të fuqishëm në botë. Revista e famshme Forbes e listoi atë si njeriu i shtatë më i pasur në botë.
27- Perandoria e tij përfshinte një grup të madh ushtarësh e kriminelësh, një kopsht zoologjik privat, pallate dhe apartamente në të gjithë Kolumbinë.
28- Eskobar kishte një flotë avionësh privatë që i përdorte për transportimin e drogës dhe një pasuri personale prej 24 miliardë dollarësh.
29- Pablo Eskobar mund të urdhëronte vrasjen e kujtdo, kudo dhe në çdo kohë. Ai ishte mbreti i padiskutueshëm. Kishte një ndikim të jashtëzakonshëm.
30- Karteli i Medelinit i drejtuar nga Pablo Eskobar transportonte 15 ton kokainë në ditë drejt Shteteve të Bashkuara, afërsisht sa dy elefantë afrikanë. Shpenzonte 2,500 $ në muaj për llastik për lekët. Karteli i përdorte për të lidhur bashkë tufa parash.
31- Minjtë hanin 2 miliardë dollarë të pasurisë së tij çdo vit. Duke qenë se i ruante paratë në pisllëk, në bodrum, 10% e pasurisë së tij vjetore ‘sakrifikohej’ nga lagështira dhe brejtësit.
32- Eskobar zotëronte 5,000 hektarë tokë në qytetin e vogël kolumbian, Puerto Triunfo. Hapësira utopike u ndërtua si vend arratisjeje dhe përfshinte një pishinë, një ring mundjeje për dema dhe një kopsht zoologjik.
33- Përgjegjës për më shumë se 4,000 vdekje. Në total Eskobar thuhet se ka kryer mbi 4,000 vrasje, përfshirë këtu edhe një kandidat për president kolumbian. Por ishte një baba i shkëlqyer.
Robin Hud?
34- Eskobar ishte një kriminel brilant, dhe ai e dinte se do të ishte më i sigurtë sikur njerëzit e zakonshëm të Medellin ta donin atë. Prandaj, ai harxhoi miliona në ndërtimin e parqeve, shkollave, stadiumeve, kishave, madje dhe shtëpi për banorët më të varfër. Strategjia e tij funksionoi. Eskobari duhej nga njerëzit e thjeshtë, që e shihnin atë si një hero në të mirë të komunitetit të tyre.
Problemet ligjore
35- Problemi i parë serioz me ligjin ishte në vitin 1976, kur ai dhe disa aleatë të tij u kapën gjatë një shkëmbimi droge në Ekuador. Eskobari urdhëroi vrasjen e oficerëve që kryen arrestimin dhe çështja u hodh poshtë menjëherë.
36- Më vonë, në kulm të pushtetit të tij, pasuria dhe hakmarrja e Eskobarit ua bënin autoriteteve kolumbiane të pamundur vënien e drejtësisë në vend për problemet e tij ligjore. Çdo herë që bëhej një përpjekje për të limituar pushtetin e tij, ata që ishin përgjegjës për këtë ose korruptoheshin ose vriteshin.
37- Presioni ishte i madh, por nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, e cila e donte Eskobarin të ekstraduar për t’u përballur me akuzat e drogës, ai përdori të gjithë pushtetin e tij dhe terrorin për ta parandaluar këtë gjë.
Burgu ‘La Catedral’
38- Në vitin 1991, falë presionit që rritej për ta ekstraduar Eskobarin, qeveria kolumbiane dhe avokatët e tij arritën një marrëveshje interesante. Eskobari do t’i nënshtrohej një burgimi me afat kohor prej 5-vjetësh. Do të kishte burgun e tij personal dhe nuk do të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara ose në ndonjë vend tjetër.
39- Burgu ‘La Catedral’ ishte një fortesë elegante e pajisur me xhakuzi, një ujëvarë, fushë futbolli dhe një bar. Eskobari kishte bërë negociata që t’i zgjidhte vetë rojet tij. Ai ndërtoi perandorinë e tij brenda La Catedral, duke dhënë urdhra nëpërmjet telefonit. Nuk kishte të burgosur të tjerë në La Catedral. Sot ky burg është i rrënuar, dhe ka plot gjahtarë thesaresh që kërkojnë objekte të fshehura nga Eskobari.
40- Të gjithë e dinin që Eskobar po komandonte nga brenda burgut, por në korrik të vitit 1992, u zbulua se ai kishte urdhëruar sjelljen e disa të pabesëve brenda në La Catedral dhe në fund i kishte torturuar dhe vrarë. Kjo ishte tepër e rëndë për qeverinë kolumbiane dhe u bënë plane për transferimin e tij në një burg normal. Por gjatë ekstradimit, Eskobari u arratis dhe u fsheh.
41- Qeveria amerikane dha ndihmën e saj për ndjekjen e Pablos. Në fund të vitit 1992, dy organizata ishin në ndjekje të tij: ‘Blloku Kërkimor Special’, një skuadër e mirë-trajnuar kolumbiane dhe ‘Los Pepes’ një organizatë armike e Eskobarit e përbërë nga anëtarët e familjeve të viktimave të tij dhe e financuar nga rivali kryesor i tij, Cali Cartel.
42- Kur po fshihej me familjen në një fermë në malet që rrethonin Medelinin, Eskobar dogji 2 milion dollarë për të mbrojtur vajzën e tij nga i ftohti.
Fundi
43- I ndjekur nga policia kolumbiane, CIA, Los Pepes, Pablo Escobar humbi aksesin në paratë cash, nuk pranonte njeri të bashkëpunonte me të dhe aq me tepër tanimë ishte i frikësuar për jetën e familjes së tij, gruas Maria Viktoria, djalit të vet 16-vjeçar Huan Pablo dhe vajzës së tij 5-vjeçare Manuela.
44- Me makinacione të ndryshme ai u nxorri fëmijëve një vizë amerikane për ti dërguar në Majami të ishin të mbrojtur. Por në aeroportin e Bogotas, gruaja dhe fëmijët u kthyen nga qeveria kolumbiane mbrapsht sepse ambasadori amerikan Morris Busby i kishte konsideruar vizat e fëmijëve të parregullta pasi ishin nxjerrë pa praninë e të dy prindërve të tyre (pasi ishin poshtë 18 vjeç).
45- Një përpjekje e dytë e Pablos për ti dërguar fëmijët dhe gruan në Gjermani, dështoi, pasi qeveria gjermane i riktheu ata mbrapsht nga aeroporti i Dortmundit ku arritën. Të demoralizuar, Eskobarët u vendosën në një hotel luksoz në Bogota, hotel i cili ishte boshatisur nga frika se Los Pepes do ta sulmonin për të vrarë fëmijët e Pablos.
45- I frikësuar për jetën e fëmijëve, Pablo Escobar u bë i pakujdesshëm duke folur me orë të gjata në telefon me të birin. Më 2 dhjetor të vitit 1993, forcat e sigurisë kolumbiane duke përdorur teknologjinë amerikane e lokalizuan vendndodhjen e Eskobarit të fshehur në një shtëpi të klasës së mesme në Medelin.
46- Eskobar u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë kolumbiane. Plumbi fatal ishte në pjesën e tëmthave, mbi vesh. I njëjti vend që i tha vëllait të tij që do të vriste veten nëse do ta rrethonin ndonjëherë. Kështu përfundoi jeta e kriminelit më të madh të të gjitha kohërave, të njeriut i cili i shpalli luftë të hapur shtetit të Kolumbisë, që e gjunjëzoi atë.
47- Djali i baronit të drogës, Pablo Escobar deklaron se i ati u vetëvra për të mos u dorëzuar dhe nuk u vra nga policia kolumbiane. Sebastian Marroquin thotë se foli me babanë e tij të famshëm, vetëm 10 minuta para se të vdiste. Ai është i bindur që i ati u vetëvra për të mos iu dorëzuar oficerëve, por edhe për të shpëtuar familjen e tij nga pengmarrja. 39-vjeçari, i cili në atë kohë ishte vetëm 17 vjeç, kur i ati vdiq në Medellin në 1993, është “absolutisht i sigurt” që mjekët që bënë autopsinë janë kërcënuar të ndryshojnë raportin zyrtar. Marroquin, i cili e ndryshoi emrin nga Juan Pablo Escobar, ka thënë për “Sun Online” se i ati u vetëqëllua në kokë në papafingo, 23 vjet më parë dhe një gjë të tillë e kishte planifikuar më herët. “Babai im gjithmonë më thoshte se gjuajtja që do t’i merrte jetën do të bënte bujë”, tha ai.
48- Në ceremoninë e varrimit, e cila ishte madhështore, mijëra vetë, të varfër nga rrethinat e Medejin e shoqëruan trupin e kriminelit në varreza. Dhe sot e kësaj dite varri i tij nderohet si hero popullor në getot e Kolumbisë.
49- Me Eskobarin të vdekur, organizata kriminale e Medellin e humbi pushtetin e saj përballë rivalëve, Cali Cartel, të cilët dominuan derisa qeveria kolumbiane arriti t’i mbyllte deri në mesin e viteve 90’.
50- Pablo Eskobar akoma kujtohet nga të varfrit e Medellin si një faktor i mirë për shoqërinë. Ai është bërë subjekt i shumë librave, filmave dhe uebsajteve të ndryshëm që vazhdojnë të flasin për këtë mjeshtër të krimit, që dikur sundoi një prej perandorive më të mëdha kriminale në histori.
Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë
Tetë këshilla si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në ...
A e dini se kafeja është e thartë? Ja se si mund të ndikojë ...
Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani
Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet
Mbrojtësi danez flet pas përballjes me Yamalin: Unë do të lu...