Kisha disa ditë që ndieja një dhimbje të vogël. Vinte diku aty nga fundi i toraksit. Isha i sigurt që kishte të bënte me stomakun… patjetër djegie stomaku. Gruaja ime di të gatuaj vetëm një gjellë: mish pule me lëng Himmler. Unë e quaj recetë kuzhine naziste.
Nuk doja të shkoja te doktori. Të paguaja 20 dollarë kot për të konfirmuar që ishte një aciditet banal stomaku?
Takoj rastësisht mikun tim Eggs Benedits dhe në bisedë e sipër marr vesh se edhe ai kishte një dhimbje që i vinte nga fundi i toraksit. Pak a shumë të njëjtat simptoma të dhimbjes time. I mbush mendjen të shkojë te doktori dhe ai ashtu bën. Rezultati: djegie stomaku. 25 dollarë kishte paguar, për një vizitë pesë minuta. I kënaqur që kurseva 25 dollarë, përshëndetem me Eggsin dhe kthehem në shtëpi.
Pas dy ditësh, e marr në telefon për ta pyetur si u bë, kur e ëma e tij më jep lajmin tragjik: Eggsi kishte vdekur!
I llahtarisur, i hipi taksisë dhe me një frymë në spital. Bëj të gjitha analizat dhe kontrollet që më këshilloi doktori. 110 dollarë më kushtuan. Rezultati: djegie në stomak.
Dal dhe shkoj të ngushëlloj nënën e Eggsit. “Vuajti shumë?”, e pyes. “Jo”, më tregon “vdiq menjëherë. E shtypi një makinë”./ypi.al
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë