Manoel de Oliveira i cili besohet të ketë qenë regjisori më i vjetër në botë ka vdekur të enjten. Oliveira ishte 106 vjeç.
Regjisori dhe skenaristi Olivera kishte filluar karrierën e tij në vitin 1931 me një dokumentar për Porton që është qyteti i dytë më i madh portugez, vendlindja e kineastit. Por dalëngadalë Oliveira kishte arritur të jetë fitues i Luanit të Artë të Festivalit të Filmit në Venecie dhe fitues i Palmës së Nderit në Festivalin e Cannes.
Shumica e filmave të tij janë prodhuar pas ditëlindjes së 75-të të regjisorit. Në tri dekadat e fundit Oliveira kishte arritur të jetë kineasti më i njohur në Portugali me filmat e tij ndër të cilët përfshihen edhe “The Uncertainty Principle” dhe “The Satin Slipper”. Ai po ashtu kishte bashkëpunuar edhe me yje të nivelit botëror si John Malkovich dhe Catherine Deneuve në “The Convent and Voyage” të vitit 1995 ku Malkovich luan rolin e një profesori amerikan i cili synon të dëshmojë se Shakespeare ka qenë spanjoll dhe në “World with Marcello Mastroianni”.
Gjatë karrierës së tij po ashtu kishte bashkëpunuar edhe me Luis Buñuel’s Belle për rrjetin tregtar “Belle Toujour”. Filmi i tij i fundit i metrazhit të gjatë “Gebo and the Shadow” ishte realizuar më 2012. Por nuk ishte ndalur me kaq. Vetëm vitin e kaluar kishte realizuar edhe dy filma të metrazhit të shkurtër.
“Puna e tij ishte e stërholluar, romantike, e qetë. Ishte kryesisht i shqetësuar nga klasat e larta e ato të mesme por edhe me vetë artin”, kishte shkruar kritiku Philip French më 2002.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...