Bob Givens, animatori i njohur më së shumti për ri dizajnin e tij të Bug Bunny, ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare, shkruan BBC.
Karriera e Givens kishte një kohështrirje prej 60 vjetësh, ku e kaloi duke punuar për kompanitë si Disney, Warner Bros dhe Hanna Barbera, transmeton portali arbresh.info
Givens gjithashtu vizitoi karaktere vizatimorë si Tom & Jerry, Daffy Duck, Alvin dhe Chipmunks dhe Popeye.
Vdekjen e tij e konfirmoi e bija në rrjetin social Facebook.
Roli i parë i Givens, në 1937, ishte në Disney, ku ai punonte në karikaturat e Donald Duck dhe Borëbardha.
Ai u bashkua me Warner Bros në vitin 1940 ku u bë i famshëm për punën e tij në karakterin e Bugs Bunny.
Vizatimet e mëparshme u thanë se ishin “shumë të këndshme” për karikaturat që kompania donte të prodhonte.
Ri-dizajni i Givens u bë dizajni i parë zyrtar për karakterin kryesor të ekskluzivitetit Looney Tunes, duke e bërë atë një emër të famshëm në industri./Arbresh.info/
Punëtorët e KEK-ut do të marrin 400 euro bonus
Guerot: Bllokimi i Kuvendit po e dëmton Kosovën
Grealish kërkohet nga kampioni i Italisë
Dyshohet se qëlloi me armë zjarri në ajër, shpallet në kërki...
Irani takohet me diplomatë evropianë për bisedime të reja bë...
Aktakuzë kundër tre persona për vrasje të rëndë në tentativë...