Ned Beatty një nga figurat më emblematike e televizonit amerikan ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare.
Sipas TMZ, Beatty vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles dhe po si pas kësaj faqeje vdekja e tij nuk ka lidhje me COVID-19.
Familja e aktorit ka deklaruar se nuk duan të japin shumë detaje për publikun në lidhje vdekjen e aktorit dhe kërkuan nga njerëzit që të respektojnë privatësinë e tyre, transmeton EO.
Beatty u bë i famshëm në 1976 përmes filmit ‘Rrjeti’’ ku ai kishte një monolog 6 minutësh.
Gjithashtu ai ka marrë pjesë dhe në filmat e njohur si ‘Supermen’ dhe ka dubluar filmat e animuar ‘Rango’ dhe Toy Story 3.
Dhe televizioni ishte një terren shumë i njohur për aktorin i cili ishte i ftuar në shumë shfaqje të njohura si Gunsmoke , MASH , Hawaii Five-O , The Rockford Files , The Streets Of San Francisco , Highway To Heaven , It’s Garry Shandling’s Show .
Aktori ishte i martuar katër herë dhe ka 8 fëmijë: katër fëmijë me gruan e tij të parë Walta Abbot, dy nga martesa e tij me Belinda Beatty dhe dy nga gruaja e tretë Dorothy Lindsey.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...