Është publikuar thirrja për Pjesëmarrës në programin “OneBeat Balkans 2020”, me qëllim që të mblidhen muzikantë të rinj të moshës 19-35 vjeç, qytetarë të shteteve në vijim: Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, dhe ShBA-së.
Prej 31 marsit deri më 23 prill 2020, ky grup muzikantësh do të luajë së bashku, do të krijojë muzikë të re, dhe do të udhëtojë nëpër Ballkan duke e shpërndarë frymën e bashkëpunimit, komunitetit, dhe barazisë.
Linku për të aplikuar është https://apply.balkans.1beat.org/ dhe afati i fundit është data 10 shkurt 2020.
Të bashkëngjitura në këtë email mund të gjeni informata më të hollësishme si dhe materiale pamore për projektin.
Do ta vlerësonim nëse e publikoni këtë thirrje në mediumin tuaj.
Ekipi ynë është po ashtu i gatshëm për paraqitje mediatike, pra mos ngurroni të na kontaktoni.

Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...