Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar, të mërkurën e 23 marsit 1938, në faqen n°5, telegramin e producentit të njohur në Hollywood, z. Samuel Goldwin, i cili dëshironte asokohe që motrat e Ahmet Zogut të luanin në filmin e tij “Graustark” dhe për këtë arsye, ai ka kërkuar autorizimin e mbretit të shqiptarëve.

Çfarë ka ndodhur më pas ?
Motra e mbretit Zog, eksperte prej etikete apo yje kinemaje ?
“Ky është propozimi që u bëri një firmë prej Hollivudi :
Hollywood, 22 mars.
Z. Samuel Goldwin, drejtor i një firme të madhe në Hollywood, sapo ka dërguar telegramin e mëposhtëm tek ministri i Shqipërisë në Uashington :
“Dëshirojmë të diskutojmë me ju dhe princeshat mbretërore mundësinë për të marrë mendimin e tyre si eksperte për realizimin e “Graustark”, një film ku ngjarja zhvillohet në një mbretëri të vogël mitike të Evropës Qendrore.”
“Dëshirojmë gjithashtu të diskutojmë për mundësinë që princeshat të shfaqen vetë në filmin e personazheve mbretërore. Në rast marrëveshjeje, dëshirojmë të kemi autorizimin e mbretit Zog.”
Gazetarët u nxituan menjëherë në kërkim të tri motrave të mbretit Zog, të cilat kanë qenë në Amerikë për njëfarë kohe. Por këto, të frikësuara nga të gjitha zhurmat që tashmë janë përhapur rreth tyre, refuzojnë çdo intervistë dhe kanë ikur nga Nju Jorku për t’u strehuar te një mik i familjes së tyre, në Filadelfia.
Mendohet se mbreti Zog do të refuzojë autorizimin e kërkuar.
Ishte pikërisht z. Samuel Goldwin, i cili, kohët e fundit, i kërkoi qeverisë egjiptiane leje për të marrë me qira « një apo disa piramida », me qëllim pajisjen e tyre me drita neoni, të cilat do të vinin në pah lavdinë e firmës së tij”.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës