Me 16 nëntor në ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit vjen shfaqja fantastike, komedia UN Inspektori.
Në skenë do të ngjiten 15 aktorët për t’i dhënë miqve të teatrit shfaqjen me plot situata komike, eksplorimin e lakmisë, imoralitetit, veseve njerëzore dhe goditjen rrënuese që i jep shoqërisë e shtetit, korrupsioni dhe zhvatja.
Ndërsa këta do të luajn në komedinë:
Kushtrim Qerimi, Jajush Ramadani, Sherif Bega, Kushtrim Emërllahu, Milot Salihu, Edona Berisha, Dardana Mehmeti, Urata Shabani, Arben Marevci, Dashuri Rexhepi, Valdrin Osmani, Ali Krasniqi, Durim Neziri, Ekrem Jakupi dhe Nexhat Xhokli janë kasti që këtë të premte nën regjinë e regjisorit të mirënjohur, Erson Zymberi çelin perden e shfaqjes së dytë premierë, komedisë “UN Inspektori”, prodhim i Teatrit “Adriana”./arbresh.info/

Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...