Agjencia hapësinore NASA, ka lëshuar postera reklamues mbi jetën e “re” në sistemin e sapo zbuluar planetar.
Një sistem i ri diellor i përbërë nga shtatë planetë, shumë të ngjashëm me tokën u zbulua së fundi. Hulumuntuesit që punojnë pranë agjencisë thanë se kishin gjeturn “Grailin e shenjtë”.
Të paktën tre prej planetëve mund të popullohen dhe ato janë vetëm rreth 39 vite dritë larg. NASA ka nisur të publikojë postere reklamuese për planetët e rinj. Nuk do të jetë e shpejtë arritja në këto planetë, dhe do të duhen të paktën 200 mijë vjet për të arritur, por paraqitja e shkurtër e asaj se si mund të jetë nëse jetohet tek “Tokat” e reja të zbuluara, duket mahnitëse.
“Rreth 40 vite-dritë nga Toka, një planet i quajtur Trappist-1e ofron një pamje që ‘ndalon zemrën’: objekte të shkëlqyera në një qiell të kuq, versione të mëdha dhe të vogla të hënës tonë. Ato janë një tjetër tokë, planetët e mesme në një sistem planetar spektakolar jashtë sistemit tonë diellor. Këto shtatë botë shkëmbore grumbullohen rreth yllit të tyre, i kuq, si një familje rreth zjarrit në një kamp”, shkruan NASA.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...