Një makinë Tesla me bateri, në pronësi të regjisorit televiziv britanik, Michael Morris, u përfshi nga flakët pasditen e të shtunës në Los Angeles.
Fatmirësisht në makinë ndodhej vetëm regjisori Morris, që u sinjalizua nga një çift kalimtarësh dhe doli menjëherë nga makina. Lajmi u bë i ditur nga bashkëshortja e regjisorit britanik, Mary McCormack, që postoi edhe një video të makinës, teksa kishte marrë flakë.
“Tesla, kjo i ndodhi bashkëshortit tim dhe makinës së tij sot. Nuk është aksident. Falënderojmë çiftin dashamirës që lajmëruan tim shoq të zbresë nga makina dhe gjithashtu falënderoj zotin që 3 vajzat e mia të vogla nuk ishin në makinë”, shkruante në Twitter, bashkëshortja e Michael Morris, përcjell Telegrafi.
Vetë Tesla pranoi ngjarjen dhe tha se do të studiohet me imtësi ky rast, pasi është tërësisht i pazakontë. Më herët inxhinierët e kësaj makine kishin thënë se merr flakë shumë më rrallë se makinat me karburant. /Telegrafi/
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...