Që nga viti 2001 në Prizren organizohej Festivali i Këngëve për Fëmijë “Fluturat”.
Festivali u organizua deri në vitin 2017.
Nëpër këtë festival parakaluan fëmijë të talentuar, të cilët u bënë emra në muzikën shqiptare.
Sivjet rikthehete ky festival pasi Kuvendi Komunal i Prizrenit ia ka dhënë shoqatës joqeveritare “I-Helix”.
“Festivali mori jehonën e një festivali mbarëkombëtarë dhe joshte edhe fëmijë nga e gjithë gjeografia shqiptare. Nëpër vite e bëri festivalin të jehonë anë e kënd trojeve shqiptare dhe e fitoi respektine të gjithë artdashësve për vlerat me të cilat përfaqësohej” tha Bukurie Krasniqi drejtoreshë e OJQ “I – Helix”.
Para katër vitesh Festivali u ndërpre.
Pa ndonjë arsyetim, pa ndonjë vendim, në heshtje e ndalën Festivalin për fëmijë “Fluturat”.
Jonatyrshëm fëmijëve iu mohua e drejta që ta kenë Festivalin e tyre.
“Kryetari aktual Shaqir Totaj premtoi se do ta rikthejë Festivalin “Flutuarat”, dhe e mbajti fjalën”, tha Bukurie Krasniqi.
Festivali këtë vit rikthehet në skenë.
Shaqir Totaj kryetar i Prizrenit ka vendosur ta rikthej Festivalin dhe ia ka besuar Shoqatës joqeveritare “I -Helix”, e cila i ka filluar përgatitjet për edicionin e ri të Festivalit “Fluturat” i cili kët vit do të mbahet në muajin shtator.
“I – Helix” këto ditë do ta bëjë shpalljen e konkursit për këngë, të cilat do të marrin pjesë në Festivalin e sivjemë.
Juria profesionale do të bëjë përzgjedhjen e 18 këngëve konkuruese nga të cilat në mbrëmjen në të cilën do të mbahet Festivali do të shpallen më të mirët” tha Bukurie Krasniqi.
Festivali i këngës për fëmijë “Fluturat” po i kthehet Prizrenit./arbresh.info/


Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...