Rikthehet “Drive in Cinema”, si aktivitet i realizuar nga Komuna e Prishtinës, shkruan arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur Adrian Berisha, Drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës, i cili tha se ky aktivitet tash e tutje do të realizohet dy herë në muaj.
Postimi i tij i plotë në facebook:
“Drive in Cinema” rezultoi si një eksperiencë e jashtëzakonshme, andaj po kthehemi përsëri. Por, jo vetëm këtë të shtunë; tashmë kemi vendosur që si Drejtori e Kulturës ta organizojmë këtë aktivitet dy (2) herë në muaj.
Kësaj radhe po e shfaqim filmin “Forrest Gump”, komedi-dramë amerikane e vitit 1994 me rolin kryesor të luajtur nga i veçanti TOM HANKS.
Numri i veturave është i limituar dhe pagesa duhet të bëhet vetëm për përdorim te hapësirës së parkingut. Përparësi kanë veturat e para që do të vijnë dhe nuk mund të ketë rezervime. /arbresh.info/
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, Fushë Kosovë...
Raphinha rikthehet para El Clasicos dhe mund ta vendos titul...
Glam dhe pink, kombinimi perfekt nga Kida
Zgjedhjet lokale, Britania e Madhe voton sot
Kina, fituesja e madhe ekonomike nga lufta SHBA-Iran në Lind...
“Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirje...