Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, dje rrëfeu se i është rikthyer sërish tumori në tru pas nëntë vitesh.
Për t’u solidarizuar me sfidën dhe diagnozën e saj, u organizua një event në Facebook në të cilin u ftuan të gjithë për të ecur në nder të Matoshit.
Ecja fillonte nga ora 12:00 duke u nisur nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë.
“Në nder të aktores së mirënjohur dhe shumë të dashur për gjithë publikun shqipëfoles, Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostifikua me tumor në tru, organizohet ecja nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë”.

“Duam që me anë të kësaj ecje, të solidarizohemi me sfidën e Adrianës, për të cilën lutemi të gjithë që ta fitoj si çdo peripeci që e ka kaluar në jetë”, shkruhet më tej në njoftim.
Kësaj kauze duket se i është bashkangjitur një numër i madh i kolegëve të saj, miq e po ashtu edhe qytetarë të shumtë. /arbresh.info/
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...