U zhvilluan paraditen e së martës homazhet për Fadil Hasën, në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, aty ku aktori kaloi pjesën më të madhe të jetës artistike, duke përcjelle përmes batutave plot humor realitetin dhe problemet e qytetarëve.
Fadil Hasa u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.
Në fillim të viteve ’90 doli në pension të parakohshëm dhe pjesëmarrja e tij në skenë dy dekadat e fundit u reduktua për shkak të qëndrimit kritik që aktori mbante ndaj teksteve shpesh komerciale të humorit, që për të ishte arti i të nxjerrit në pah të veseve të shoqërisë.
Në mendjen e publikut do të mbeten të paharrueshme rolet e tij te pjesët “Dajrja”, “Sheqeri”, Tekniku i lavatriçes”, skeçet e shumta, si dhe rolet në kinematografi ku veçojmë ato në filmat “Mao Ce Dun” (2007), “Kronikë provinciale” (2009) dhe “Zëvendësi i grave” (1987).
Në edicionin e 13 të Festivalit Mbarëkombëtar të filmit, Fadil Hasa u shpall “Aktori më i Mirë”, për rolin Hekuran Romalinit te luajtur në filmin “Mao Ce Dun”./Top Channel


Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...