Një galeri e Parisit në Francë ka hapur dyert e saj për herë të parë për nudistët me 161 vizitorë që e vlerësojnë artin. Palais de Tokio, muze arti bashkëkohor, ka mbajtur eventin të shtunën.
Pasi lanë rrobat e tyre në gardërobë, vizitorët shikuan të zhveshur ekspozitën përpara se galeria të hapte dyert e saj për të dashuruarit pas artit të veshur.
Paris Naturist Association tha se kjo ide ishte një mundësi e madhe. Vitin e kaluar, kryeqyteti francez krijoi një zonë të dedikuar për nudistë në parkun Bois de Vincennes. “Mentaliteti po ndryshon,”-tha Julien Claude-Penegry, drejtor i komunikimit për Shoqatën e Nudistëve të Parisit. “Nudistët po kapërcejnë barriera, tabu ose mentalitete që ishin penguese.”

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...