Portretet individuale nisën të bëhen kah fundi i Mesjetës. Në to shiheshin princërit e sundimtarët, ushtarakët që donin të shprehnin autoritetin dhe ta bënin të njohur pushtetin e tyre (Sigismondo Pandolfo Malatesta). E, disa donin të dukeshin edhe joshës (Maurce de Saxe).
Tendencat e tilla, për të shprehur autoritet e pushtet, më vonë u adaptuan nga biznesmenët (Louis-François Bertin). Por, ishin edhe vet artistët ata insistonin në këtë paraqitje, si Eugene Delacroix apo Jean-Auguste-Dominique Ingres.
Në mesin e pikturave që mund të shihen më poshtë, janë edhe ato që shprehin momente të rëndësishme të historisë, siç është Etienne Marcel – luftëtar i rëndësishëm i Luftës Njëqindvjeçare anglo-franceze – si dhe frika dhe ndjesia e mirë e zbatimit të detyrës nga revolucionarja Charlotte Corday që vrau jakobinin Jean-Paul Marat.

Portreti i Sigismondo Pandolfo Malatestas, 1450 (punuar nga: Piero della Francesca)

Portreti i Hermann Moritz Graf von Sachsenit (i njohur si Marechal de Saxe), 1748 (punuar nga: Maurice Quentin)

Portreti i Louis-François Bertinit, 1832 (punuar nga: Jean-Auguste-Dominique Ingres)

Portreti i turkut me turban, 1826 (punuar nga: Eugene Delacroix)

Jupiteri dhe Tetida, 1811 (punuar nga: Jean-Auguste-Dominique Ingres)

Provosti i tregtarëve, Étienne Marcel, dhe dofini Sharl, 1879 (punuar nga: Lucien Melingue)

Sami Lushtaku lirohet në procedurë të rregullt, konfirmojnë ...
Hetim për zhdukjen e një personi, arrestohet shefi i policis...
Neuer e vazhdon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 202...
Lirohen Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar për sulmi...
Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të rrezikut terroris...
Sami Lushtaku : I përgjigjem institucioneve për dallim prej ...