Sot janë bërë një vit që kur humoristi njohur kosovar, Rasim Thaçi, i njohur për publikun e gjerë si Cima, humbi betejën me COVID-19 në moshën 71-vjeçare.
Cima u bë i njohur gjatë viteve ’80 si pjesë e grupit “Treshi përsheshi”, ku bënin pjesë edhe i ndjeri Ibrahim Krajkova – Leci dhe Sevdai Radogoshi – Qumili.
Ai ka lënë pas vetës një bagazh të madh artistik me qindra skeçe të humorit.

Në njëvjetorin e vdekjes, para Ministrisë së Kulturës, u shfaq edhe vetura ikonike e artistit, ndërkaq familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij u pritën nga ministri Hajrullah Çeku, ku u kujtua veprimtaria e Cimës.
Në emër të familjes, të pranishmit i përshëndeti vajza e Rasim Thaçit, Adelina, e cila falënderoi ministrin për organizimin dhe të pranishmit për prezencën, ndërsa shtoi se ndjehet krenare me veprimtarinë që la pas babai i saj.
“Sa herë të kujtojmë ne në familje, e sa herë të kujtojnë njerëzit e këtij nën qielli babë, na kthehet fuqia, optimizmi, buzëqeshja dhe dashuria për njeriun e këtij vendi dhe për këtë vend”, shtoi ajo.
“Rasim Thaçi do të mbetet gjithmonë ikonë e kulturës tonë ndërsa do të kujtohet për veprimtarinë e pasur artistike që ka lënë pas”, thonë nga Ministria e Kulturës./arbresh.info/
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin