Nga sot ka filluar Festivali Ndërkombëtar i Teatrove ”Prishtina International Theater Festival – PITF 2017”.
Në lidhje me detajet e mbajtjes së këtij festivali, Kolegji AAB ka mbajtur sot konferencë për media, ku Drejtori i këtij organizimi Ilir Tafa ka thënë se arsyeja e mbajtjes së tij është mungesa e festivaleve të teatrit, transmeton Klan Kosova.
”Jemi të parët që do ta kemi një festival ndërkombëtar. Do t’i kemi 7 shfaqje, ku 6 prej tyre do të jenë shfaqje nga Kroacia, Bullgaria, Kosova, Irani”, është shprehur Tafa.
Tafa ka thënë se shfaqja nga Kroacia do të prezantohet sot.
Ndërkaq Burbuqe Berisha e cila është drejtoreshë artistike, ka thënë se ky festival jep shumë mundësi për shfaqje.
”Jemi mbyll në një oazë. Ky është festivali i parë që t’i jep mundësitë, shfaqje. Kemi tentuar te sjellim produksione shumë të mira që nuk prodhohen tek ne”, ka përfunduar ajo.
Ky festival zgjat deri më datën 21 të këtij muaji.
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit