Sot, më 16 janar 2018, në Teatrin e Kumanovës do të shfaqet premiera e komedisë “Plaçkitësit” e shkruar nga autori anglez, Joe Orton dhe me regji të Ben Apollonit.
Në shfaqje luajnë: Sefedin Shabani, Rabije Alilovska, Shkëlqim Islami, Ismail Kasumi, Qazmedin Nuredini dhe Beqir Nuredini.
Asistent regjie është Ibër Deari, kurse tekstin e ka përkthyer Artu Lena.
Skenografia nga Armend Ademi, kostumet Bjondina Abduli kurse për muzikën është përkujdesur Orhan Shaqiri.
“Plaçkitësit” është një komedi e zezë në plot kuptimin e fjalës, sepse ndodhë në një ditë funerali, në një ditë kur familjarët e të vdekurës do të duhej të ishin duke mbajtur zi, por ata në atë ditë i bëjnë tana të zezat, duke mos pasur pikë respekti për të vdekurën. Kjo komedi e mbushur përplotë situata e batuta komike, në fakt është shumë e hidhur dhe fshikulluese për njeriun e kohës tonë i cili ka humbur të gjitha vlerat humane, vlera për të cilat gjithmonë është folur, por duket se kurrë nuk kanë ekzistuar në të vërtetë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...