Poeti dhe profesori i Universitetit të Prishtinës, Basri Çapriqi, ka ndërruar jetë të dielën, në moshën 58-vjeçare.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, në Prishtinë.
Çapriqi ishte lindur më 15.01.1960, në Anë të Malit, Ulqin.
Ka lënë pas vetes gruan dhe dy fëmijë.
Çapriqi ishte profesor i Letersisë Shqipe, Gazetarisë, Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasimtare në Universitetin e Prishtinës.
Ka botuar më shumë se 100 studime e artikuj nëpër revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendi.
Është përfshirë në dhjetra antologji të poezisë në gjuhë të huaja (polonisht, rumanisht, gjermanisht, kroatisht, maqedonisht, anglisht, frengjisht, arabisht, japonisht, koreane).
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€