Në festivalin ‘Etno Fest’, i cili mblodhi shumë artdashës në fshatin Kukaj të Prishtinës, sonte do të vazhdojnë aktivitetet kulturore me shfaqje dhe punëtori të ndryshme.
Në natën përmbyllëse të edicionit të 14-të të ‘Etno Festit’ do të shfaqet një performancë nga Qendra Kulturore ‘KAÇANIKU’ dhe shfaqja teatrale “Të Bardhët” nga Qendra “Multimedia”, nga Steven Leigh Morris dhe në regji të Besim Ugzmajlit.
“Sot kemi një program shumë të ngjeshur. Është ansambli nga Kaqaniku pastaj është një shfaqje e Multimedias dhe paralel janë edhe performanca të grave gastronomike dhe artizanale dhe në fund bëhet ceremonia përmbyllëse e krejt kësaj çka kemi bërë për 9 ditë. Dhe në fund ndarja e çmimeve, thjesht, s’po mund të besoj, ka qenë një 9 ditësh super i ngjeshur edhe në mënyrë artistike me shumë programe, me numër rekord të njerëzve”, tha Sheqerije Buqaj.
Për 8 ditë me radhë, Mario Biagini, aktor dhe regjisor dhe drejtor i Qendrës “Jerzhy Grotowsky”, në Itali,ka mbajtur punë laboratorike për shfaqjet teatrale me artistë e të rinj pjesëmarrës. Ai shprehet i kënaqur për ruajtjen e traditës së teatrit në Kosovë me aq dashuri, përderisa në vendet e tjera ajo ka evoluar jashtë konceptit të saj.
“Laboratori për mua ka qenë shumë i kënaqshëm. Ishte shumë bukur të punosh me të rinjtë e Kosovës, të cilët kanë një kulturë të lartë evropiane dhe opinione të ndryshme nga historia, politika, nga jeta sociale dhe, gjithashtu, me disa aktorë më në moshë dhe me shumë eksperiencë nga Kosova”, tha Mario Biagini, aktor dhe regjisor.
Në natën finale do të ndahen edhe çmimet për artistët më të mirë dhe shfaqjet më të suksesshme./rtk/
“Pse e ke paguar armën” Naim Murseli ballafaqohet me prova, ...
Gjendet i vdekur një person në Vushtrri, dyshohet se u përfs...
Naim Murseli rrëfen në gjykatë: I thashë Liridonës në suedis...
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...