Në shumë të qytete të botës islame dhe anembanë botës u organizuan manifestime dhe programe të ndryshme me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhammed (Mevlud).
Myslimanët në vende të ndryshme të botës vazhduan traditën e festimit të ditëlindjes së Profetit Muhamed. Krahas shumë qyteteve në Turqi, me programet e saj tradicionale të tasavvufit, manifestim me rastin e Mevludit u organizua edhe në vende të ndryshme të tjera nga bota islame, me theks të veçantë Jerusalemi dhe Kajro.
Tradicionalisht, myslimanët mbushin xhamitë për ta shënuar ditën e Mevludit. Pas namazit të jacisë, ata dëgjojnë këndimin e mevludit dhe vargje nga Kur’ani. Në disa vende islame, traditë është të përgatiten ëmbëlsira të ndryshme.
Ndryshe, ditëlindja e Profetit Muhamed shënohet në natën e 12-të të muajit Rabi-ul-Evel sipas kalendarit hënor, që këtë vit përkon me natën që lidh 11 dhe 12 dhjetorin sipas kalendarit gregorian./aa/Arbresh.info
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira