Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit ka lëshuar një telegram ngushëllimi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja.
“Lajmin për vdekjen e parakohshme e të dashurës suaj, Arzanës, regjisores tonë të mirënjohur, e morëm me pikëllim të madh.
Arzana u nda nga kjo jetë në moshë të re, por veprat që la pas janë të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe produktiviteti i saj do të mbetet i paharruar ndër ne. Zelli me të cilin Arzana është angazhuar dhe kontributin që ajo ka dhënë në fushën e kinematografisë e ka sjellë artin në Kosovë në një dimension tjetër.
Me kontributin e saj, Arzana e ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre në botën e artit e të kulturës. Me punën e saj ka bërë që të ajo të jetë e vlerësuar dhe që ka vënë në lëvizje dhe ka nxitur të gjithë përreth saj që të punojnë sa më me vullnet. Me entuziazmin e saj, Arzana do të na sillte edhe vepra tjera përplot vlera por na iku nga kjo jetë para kohe.
Ndarja e hershme e Arzana Krajës është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për artdashësit dhe kulturën e Kosovës.
Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e saj të çmuar dhënë për kulturën e Kosovës.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Arzana Krajës”./arbresh.info/
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...
Haradinaj: VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes,...